Menaxhmenti:

Halit Rama

Drejtor Gjeneral

Alban Rama

Drejtor i Financave

Ardian Rama

Drejtor i Prokurimit

Historiku i kompanisë

Izolimi është kompani e cila u themelua si një biznes familjar në vitin 1993 nga z.Halit Rama. Si veprimtari fillestare përfshiheshin sistemet hidroizoluese, dhe brenda një kohe të shkurtë u zgjerua duke I shtuar veprimtari të tjera duke mbuluar gjithe ndertimin dhe tregtimin e materialeve te ndertimit.

Gjatë tri dekadave të fundit Izolimi është shfaqur si një nga kompanitë më të respektuara kontraktuese në Kosovë. Në fushën e ndërtimit, komerciale e institucionale, ka dëshmuar aftësinë për të kryer me sukses projekte të mëdha dhe komplekse në nivelin më të lartë të cilësisë.

Reputacioni ynë në rritje për përsosmëri, shkathtësi dhe përgjegjësi, vjen si pasojë e natyrshme e vlerave që kanë udhëhequr kompaninë tonë që nga themelimi i saj. Këto përfshijnë entuziazmin dhe energjinë tonë për atë që bëjmë, ndjeshmëri për nevojat e klientëve tanë, gatishmëri për të pranuar përgjegjësi të plotë dhe një zejtari burrash krenar, duke e ditur se ajo që ne ndërtojmë do të zgjasë për brezat.

Izolimi, në fund të fundit është një organizatë shërbyese dhe ne besojmë se nuk ka dëshmi më të mirë se angazhim ynë për shërbimet tona cilësore se sa një projekt i cili tregon integritetin ndërtues të tije. Ajo që ne besojmë se është unike për ne është angazhimi ynë për ndershmëri, ndjeshmëri për konsumatorin, afatet kohore dhe projekte të cilësisë së lartë.